Pas pensionistëve dhe transportit, edhe një kategori tjetër do përfitojë bonus për Vit të Ri

Sipas informacioneve, RENEA dhe FNSH do të marrin dietat e prapambetura për vitin 2020.

Vlera e dietave arrin deri në 300 mijë lekë të reja për çdo efektiv. Ndërkohë pritet që të shpërblehen edhe 25 mijë lekë të reja për shkak të angazhimit në muajt e fundit për shkak të pandemisë.

Kujtojmë se efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2020 janë përballur me situata të vështira të angazhimit në terren për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa përveç orareve shtesë për përballimin e situatës, jo pak prej tyre janë infektuar dhe si pasojë kanë humbur edhe jetën nga virusi. Si shkak i infektimit një numër i konsiderueshëm janë karantinuar, çfarë ka sjell mungesa në kryerjen e shërbimeve. Për këtë arsye, zgjidhja është gjetur me zgjerimin e orareve të punës për punonjësit e tjerë të policisë, nga tetë në 12 orë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.