Pas OBSE-së, Rama ka një tjetër objektiv: Drejtimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Ambicia e radhës e Shqipërisë, pasi përmbylli mandatin 1-vjeçar të Presidencës se së OSBE, është drejtimi i Këshilli të Sigurimit të OKB-së.
“Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por ne donim të bënim gjëra të mëdha. Vendi ynë kurrë nuk ka pasur një rol të tillë më parë. Përderisa arritëm rezultate në këtë vit plot kriza, objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij në Këshillin e Ministerialit të kësaj organizate e cilësoi kryesimin shqiptar si shumë të suksesshëm, madje për të u tregoi skeptikëve që vende si ai joni mund t’ia dalin, edhe pse sfidat ishin të mëdha.
“Ishte dy vjet më parë kur, në Milano, Shqipëria u zgjodh për Kryesinë e vitit 2020 – asokohe, më kujtohet, që askush nuk ishte i prirur ta bënte këtë. Tashmë, të shumtë janë ata që janë vënë në radhë për të qenë kryetarë. Le të jemi të ndershëm. Kur e nisëm në Janar, pritshmëritë që kishit për ne nuk ishin aq të larta, për të thënë më të paktën. Ne e dinim këtë, sepse kjo është një organizatë e vështirë për t’u menaxhuar. Nuk është lojë! Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm. Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues, por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, u shpreh kryeministri Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.