Pas dorëheqjes së Lleshajt, Rama i shkon Ruçit në zyrë
Kryeministri Edi Rama është takuar mesditën e sotme me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Dorëheqja erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje që solli një valë protestash në vend.
Në fokus të bisedës Rama-Ruçi janë konsultimet për ministrin e ri të Brendshëm.
As dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk e zbehu protestën ditën e djeshme, kur u shënuan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Me thirrjen: “Drejtësi për Klodianin!” apo “Rama ik!”, ata kanë paralajamëruar sot një tjetër protestë.
Në një reagim të sotëm, kryeministri Rama tha se, askush nuk mund ta marrë për dobësi qytetarin e largimit të ish-ministrit të Brendshëm. “Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumëkush kujton se qytetaria e ministrit të Brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve, jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, shkruan kreu i qeverisë.
Sorry, the comment form is closed at this time.