“Pas çdo polici është fytyra ime”, Rudina Hajdari i bën thirrje Lleshajt: Dorëhiqu
Thirrjeve që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen i është bashkuar edhe deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari. Ajo thotë se do të ngrejë zërin e saj në Kuvend për këtë vrasje.
“Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie. Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë. Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen. Ai na ka thënë se pas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën”, shkruan Hajdari.
Sorry, the comment form is closed at this time.