“Partitë, në garë me figura me integritet”, Meta flet për deklaratën e Kim

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke kërkuar që partitë të jenë në garën e 25 prillit me figura me integritet.

Meta tha se, ky ka qenë një problem serioz në të gjitha nivelet e pushtetit, por ai u bëri thirrje partive që, më 25 prill të kandidojnë me figura me integritet.

”Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon se ka qenë problem serioz i Kuvendit, pushtetit vendor, i niveleve të tjera të qeverisjes. E domosdoshme është që më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike dhe nga vetë qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk i përfaqësojnë qytetarët dhe interesin e lartë publik. Partitë të jenë në garë me figura me sa më shumë intigritet”, shtoi Meta.

Deklarata e kreut të shtetit vjen disa ditë pas apelit të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila në thelb u kërkoi partive politike që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit njerëz me rekorde kriminale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.