Partia Republikane dërgon në Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, sikurse kishte paralajmeruar, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për ndalimin e tubimeve politike.
“Vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë. Sot kemi përcjellë në Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për të hedhur poshtë një vendim që ndihmon manipulimin që tashmë ka filluar në mënyrë të njëanshme dhe të qëllimshme”, tha Mediu, pas depozitimit të ankimimit në Kushtetuese.
Ditë më parë, Mediu u deklarua për një nismë të tillë ku, kërkoi që njerëzit të mos kufizohen dhe t’u garantohen të drejtat e liritë që kanë. Sipas Mediut, Parlamenti dhe politikanët po zbatojnë disa rregulla, ndryshe nga kërkesa e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ndërkohë që për qytetarët kërkohen rregulla të tjera.
Sorry, the comment form is closed at this time.