PD i kundërpërgjigjet ministres Xhaçka: Gati për ta kallëzuar penalisht

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi se ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, PD ka gati kallëzimin penal, ku jepen me detaje edhe udhëtimet që ka bërë ministrja e Mbrojtjes.
“Për helikopterin ka rregulla strikte. Janë bërë 22 udhëtime kohët e fundit nga Xhaçka, të gjitha për arsye elektorale. Ne kemi treguar të gjitha detajet, datat, orët, nisja dhe mbërritja. Një udhëtim me helikopter shkon deri 10 mijë euro dhe i bie të jetë keqpërdorim i fondeve publike”, tha Vokshi. Ajo shtoi, se për këto akuza, në një vend normal demokratik, ministrja duhet të jepte dorëheqjen, por jo vetëm kjo nuk ndodh, por edhe prokuroria nuk lëviz.
Kemi bërë gati kallëzimin penal për SPAK. Janë disa vepra penale për të cilat kemi kallëzuar ministren Xhaçka. Shqipëria është në krizë të thellë, kurse Xhaçka abuzon në këtë mënyrë. Këta para mund të shkonin për tamponime, teksa tamponi në privat shkon në 100 euro. Një shoqja ime kishte 5 anëtarë familje me koronavirus dhe i bie të paguajë 500 euro. Në këto kushte, ndodhin të tilla abuzime”, u shpreh Vokshi.
Gjatë ditës së sotme, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka paraqitur padi në prokurori ndaj Partisë demokratike për shpifje

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.