Parlamenti miratoi gjyqtarin për Kushtetuesen, Yuri Kim: Tani duhet edhe 1!
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që sa më shpejt KED të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës.
Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE si dhe reflekton në bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit e Parlamentit.
STATUSI NGA YURI KIM
Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Tani ka nevojë për 1 gjyqtar tjetër për Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve te Presidenti. Kjo është një arritje madhore e cila do të lëvizë një hap më afër BE-së dhe reflekton bashkëpunimin e fortë të KED, Presidentit dhe Kuvendit.
Sorry, the comment form is closed at this time.