Paloka: Nuk zgjidhet kriza duke rrotulluar para-mbrapa statutin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dha një deklaratë për mediat ku vijoi të përsëriste se firmat nuk ishin dorëzuar dhe bëri thirrje që ish kryeministri Berisha të mos tallej me demokratët.

Për këtë ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat, Edi Paloka i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai bëri thirrje që Bardhi të mos fshihej pas pikave dhe presjeve e të mos gjente mundësi për shmangur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Paloka tha se kriza nuk zgjidhej në këtë mënyrë duke u fokusuar në procedura të pakuptimta duke bërë që të mos ketë asnjë zgjidhje për përcarjen në PD.

“Nuk zgjidhet kriza qe po kalojme as duke perseritur pa fund sllogane pa vlere e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin per tu fshehur. Po nuk pame realitetin ne sy, po nuk i dhame zgjidhje problemeve tona, por vazhdojme te fshihemi pas pikave e presjeve te statutit apo procedurave te sajuara, kjo do te thote te tallesh me vullnetin, shpresen dhe dinjitetin e demokrateve.
Anetaret e PD nuk kane hallin se kush do te mbaje zyrat apo karriget ne seline e partise, nderkohe qe ata enden rrugeve nen goditjet e nje qeverie e kryeministri monster! Demokratet presin qe drejtuesit e tyre t’i udheheqin drejt rikthimit te PD ne pushtet, pasi te kemi rrezuar kete regjim antishqiptar e kjo nuk behet duke u fshehur.
Vota eshte ne themel te demokracise! Vota tregon dhe kush eshte shumice apo pakice e pakices. Vota eshte dhe zgjidhja per situaten e krizes qe po kalojme. Gjithshka tjeter, ‘po’ eshte tallje me demokratet!”, shkruan Paloka

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.