Paloka: Në garë me sirianët, kush të largohet më parë

Drejtuesi politik i qarkut Durrës për Partinë Demokratike, Edi Paloka, ka mbajtur takimin e radhës në zonën e Manzës, ku edhe u prezantua kandidatja e zonës, Manjola Luki.

Gjatë komunikimit të tij me banorët e zonës, Paloka preku dhe shqetësimin e emigrimit, duke theksuar edhe gjendjen e mjeruar në të cilën sipas tij ndodhet Shqipëria

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit”, tha ai.

Në fund të takimit Paloka nuk harroi të tregojë mbështetjen e tij për familjet dhe shqiptarët të cilët tashmë do të kenë nevojë për zgjidhjen e problemeve që i janë shkaktuar nga keqqeverisja e Ramës këto 8-vite.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.