“Nuk më keni parë as te Gucci e as te Çuçi”, si e paralajmëroi Rama dje emrin e ministrit të Brendshëm
Gjashtë ditë nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, si pasojë e protestave në vend për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, kreu i qeverisë Edi Rama theu sot heshtjen duke dërguar për dekretim te Presidenti emrin e Bledi Çuçit.
Pikërisht ky një emër prej atyre që nuk ishin përfolur për marrjen e këtij posti.
Vetë ministrat e kabinetit përgjatë kësaj jave ia lanë në dorë shefit të qeverisë të japë një emër pikërisht ditën e sotme pas disa konsultimeve që nisën me vizitën e Ramës në zyrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Por një ditë më parë në deklaratën e tij për mediat, Rama foli mes rreshtash për emrin e Çuçit teksa iu përgjigj aludimeve për daljet e tij nëpër rrugët e Nju Jorkut.
“Nuk më keni parë mua as te Guçi as te Çuçi”, tha Rama, duke vijuar sqarimin e tij.
Sorry, the comment form is closed at this time.