Një tjetër deputet i PD-së ‘bëhet’ socialist

Ish-kryeministri Sali Berisha i suprizoi të gjithë sot gjatë seancës parlamentare, kur zgjodhi të ulej në karriget e socialistëve.

Ai u shpreh se qëllimi i këtij gjesti ishte për t’u treguar socialistëve se avokatët e interesave të tyre janë demokratët, pasi qeveria ka dështuar në çdo aspekt.

Ndërkohë, pas Berishës, të njëjtën gjë ka bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj. Ai është fotografuar “kokë më kokë” me kolegun e tij të majtë, Pandeli Majko.

Nga fotoja duket se të dy deputetët janë përfshirë në një diskutim mjaft aktiv.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.