Një grua Ministre e Brendshme? Monika Kryemadhi flet me emra
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, beson se dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm nuk erdhi si pasojë e vrasjes së të riut Klodian Rasha. E ftuar në një emision televiziv ajo tha se, largimi erdhi pas konflikteve të mëparshme me kryeministrin Rama.
“Dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk erdhi si rezultat i kësaj ngjarjeje. I erdhi radha (Ramës) për të larguar Sandër Lleshajn. Erdhi si rezultat i konflikteve të brendshme mes kryeministrit dhe tij”, shtoi Kryemadhi.
Por a do ta preferonte kryetarja e LSI-së një grua si Ministre e Brendshme? “Do jetë një gjë shumë e mirë, sepse ndjeshmëria e një gruaje është më e mirë se ajo e një burri në ikje”, tha Kryemadhi.
E pyetur nëse ka një emër të preferuar, Kryemadhi u tregua e rezervuar, por përmendi sondazhin në një media që favorizonte Mimi Kodhelin: Një grua… shumë mirë. Do ishte risi”.
Sorry, the comment form is closed at this time.