Nishani sulmon Bashën: Do të kujtohet si një armik i demokracisë

Ish-Presidenti Bujar Nishani nuk ndal sulmet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani thotë se Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë.

Sipas tij, Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.

“Lulzim Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë.

Njeriu që zhvleftësoi tërësisht institucionet përfaqësuese në parti,

Ai që asgjesoi votën e lirë, të drejtë e të barabartë në garë,

Njeriu që mohoi të drejtën e garës dhe përfaqësimit,

Ai që ju mohoi gjysmës së popullsisë të votonin në zgjedhje,

Drejtuesi që nuk lejoi të garonin e fitonin drejtimin e bashkive dhe përfaqësimin në këshilla bashkiakë të qindra demokratëve,

Personi që nuk njeh legjitimitetin e shumicës,

Kryetari që shet sovranitetin e forcës së vet politike dhe “tregton” pluralizmin,

Nuk është gjë tjetër, veçse armik i demokracisë !

Për këtë Lulzim Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.

#Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë”, shkruan Nishani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.