Nis mbledhja/ Kolegji Zgjedhor sot merr vendimin për qarkun Vlorë

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e sotme padinë e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës.

Kjo vjen pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Kolegji filloi punën e tij një ditë më parë, ku vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës.

Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për tu shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që u rrëzuan nga KAS. KAS ditën e djeshme përfundoi maratonën rreth një mujore të ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

PD kërkoi që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash u rrëzuan dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.