Nikolla: 8 Dhjetori më shumë sesa kujtimi i një ngjarjeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ishte sot e pranishme dhe përshendeti në veprimtarinë kushtuar Ditës Kombëtare të Rinisë dhe prezantimit të vizionit dhe platformës së Tiranës, si Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, organizuar nga Bashkia e Tiranës në Pallatin e Kongreseve.

Në përshëndetjen e saj në këtë veprimtari, kryetarja e Kuvendit, Nikolla, nënvizoi se “8 dhjetori, më shumë sesa kujtimi e nderimi i një ngjarjeje, është një dedikim dhe investim për të ardhmen, në rradhe te parë, të ardhmen e rinisë”.

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë, është një mundësi që kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe rinia e Shqipërise, të kontribuojnë në fuqizimin e vlerave evropiane, në ngjyrat, kulturen, entusiazmin dhe optimizmin e kontinentit tonë të vjetër.
Demokracia, konsolidimi i sistemit dhe institucioneve, qyteterimi, kultura, zhvillimi i qendrueshem dhe mbrojtja e mjedisit, perfshirja dhe solidariteti social janë disa prej tyre, të cilat kërkojne kontribute rinore.
Shoqëritë bashkëkohore presin nga rinia, por edhe ju keni pritshmeritë tuaja ndaj shoqerisë”, vuri në dukje Nikolla.

Nikolla tha se, investimet për rininë janë investimet më inteligjente dhe që i shërbejnë zhvillimit të vendit në mënyrën më të qendrueshme dhe më afatgjatë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.