Komisioni parlamentar rrëzon dekretin e Metës për ‘Metrologjinë’

Dekreti i Metës për “Metrologjinë” është rrëzuar me 9 vota pro, 3 vota kundër dhe një abstenim nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, i cili drejtohet nga deputeti Niko Peleshi.
Meta e ktheu ligjin për Metrologjinë, të propozuar nga mazhoranca dhe miratuar në Kuvend pasi tha, se ky akt synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte private, në mënyrë të pakontrolluar dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror. Sipas Metës nga shqyrtimi i përmbajtjes ky ligj është një ligj me përmbajtje të lartë antikushtetutshmërie, me parashikime në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.