Ngjela tregon se ç’po ndodh me Maqedoninë e Veriut: Është në interes të shqiptarëve

Mbrëmjen e djeshme, avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë me tone të forta. Ai u shpreh se ka lëvizje të mëdha që po ecin në Maqedoninë e Veriut, në interes të shqiptarëve. Më tej Ngjela shtoi se nuk ka votë të lirë në Shqipëri.” Ti mendon se ka zgjedhje të lira në Shqipëri? Ky është sistemi i votës, po s’ke votë, ke krim. O votë, o krim”, – u shpreh Ngjela.

“Politika është interes. Shikojeni ç’ndodh. Janë krijuar dy shtete shqiptare. Shqiptarët i krijuan? Jo, shqiptarët mezi krijuan një shtet me ndihmën e austriakëve. Ka lëvizje të mëdha që po ecin në Maqedoninë e Veriut, në interes të shqiptarëve. Problemi është që në këtë konkurrencë mes Moskës, Beogradit dhe Uashingtonit, ata janë me shqiptarët.

Ti mendon se ka zgjedhje të lira në Shqipëri? Ky është sistemi i votës, po s’ke votë, ke krim. O votë, o krim. Po ke votë të lirë, ke pushtet gjyqësor të pavarur. Po ka gjykatë, nuk manipulon dot njeri. Unë kërkoj të eliminohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe të vendosim votën e lirë. Kështu do të fitojë ai që ka koncepte më të drejta”, tha Ngjela.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.