Ngjela: 100 halabakë të Saliut po djegin e plaçkisin qytetin. Policia t’u tregojë vendin vandalëve

Avokati Spartak Ngjela shprehet se ata protestues që sulmuan dje ambientet publike janë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në “Facebook”, Ngjela shkruan se, forcat policore nuk duhet të lejojnë “halabakët e Saliut” që të thyejnë qytetin.

Pasi i vodhën shqiptarët dhe u kapën në vjedhje, shton avokati, ata duan tani që të “shkallmojnë” Shqipërinë.

“Sot në Shqipëri nuk ka shtet që të jetë me shqiptarët. Të gjithë të korruptuarit e mëdhenj janë me halabakët që thyejnë qytetin, se, ata që po i paguajnë duan destabilizim të gjendjes në Shqipëri.  Si mund të lejojë policia njëqind halabakë të Saliut, ardhur nga skutat primitive të Shqipërisë, të thyejnë dhe plaçkitin Tiranën? Gjithë policia e shtetit duhet të vijë këtu dhe t’iu tregojë vendin vandalëve. Policia, kundrejt dhunuesve të ligjit, është forcë, nuk është përkëdhelje. Nëse policia nuk vjen në Tiranë me mjete, atëherë kuptohet se nuk e lë kryeministri. Nëse nuk e lë kryeministri, kryeministri është me ta, se ka frikë nga reforma antikorrupsion.  Asnjë nga këta të korruptuar nuk është me shqiptarët. Pasi i vodhën shqiptarët dhe u kapën në vjedhje, tani duan të shkallmojnë Shqipërinë, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Me një grup halabakësh primitivë, shumica kalamaj, të paguar nga korrupsioni i lartë. Po Uashingtoni, a do t’i kërcënojë? Duhet t’i kërcënojë rreptë që të tre: Ramën, Berishën dhe Bashën. Që të tre janë pas vandalëve”, shkruan Spartak Ngjela.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.