Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla pas opinionit të “Venecias”: Për të ardhur keq që …
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla iu kundërpërgjigj opozitës që shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym. Sipas Ballës, Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit.
REAGIMI I BALLËS
Është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase përmes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias!
Jo vetëm kaq por edhe përhap tym përmes tyre. Venecia është e kthjellet dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplotë që kthjelltësia e Venecias do të garantojë që e vërteta të jetë e kthjellët për çdo qytetar që nuk lexon përmes syrit famëkeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metës!
OPINIONI I VENECIAS
Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.
Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkonte një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar. Nga ana tjetër bazuar në rekomandimet e saj para zgjedhjeve pikërisht në pikën B, Komisioni sqaron se tashmë duhet të shmangen ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme teksa palët këto muaj duhet të ulen për të diskutuar ndikimet që do të kenë ndryshimet e 5 tetorit.
Sorry, the comment form is closed at this time.