Ndreu replikon me Ademin: Demokracinë e keni lexuar së prapthi

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u zgjodh edhe kryetar i Shoqatës së Bashkive, i ka kthyer përgjigje kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, lidhir me shkarkimin e saj nga kreu i kësaj shoqate.

Sipas Ndreut, në mbledhjen e bashkive ishin 23 anëtarë nga 30 dhe u zgjodhën drejtuesit e rinj të kësaj shoqate.

Ai shkruan se ftesa për mbledhjen i ka shkuar edhe Ademit si kryetare, por “shoqata nuk mund të ketë kryetare dhe anëtare vetëm një njeri”.

“Një konfirmim dhe një përgjigje për kolegen Voltana Ademi, Sot, me pjesëmarrjen e 23 anëtarëve, nga 30, të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, u bë mbledhja e jashtëzakonshme dhe zgjodhëm drejtuesit e rinj.

Zonja Ademi, aderimi në shoqatë është bërë me vendime të këshillave bashkiakë. Çdo kryetar bashkie apo këshilli është anëtar, pavarësisht si e ka emrin në kohë të ndryshme.

Mosqenia anetar vendoset po me vendim këshilli bashkiak për secilën bashki dhe jo nga ju si kryetare.

Sipas statutit që ka shoqata, neni 12, jo më pak se 1/5 e anëtarëve kanë të drejtë të thërrasin Asamblenë e Përgjithshme. Ftesa për Asamble ju ka ardhur edhe ju, si gjithë të tjerëve.

Në Asamble mori pjesë lryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, Brisela Kadia. Një shoqatë që,sipas jush, ju paska vetëm ju kryetare, anëtare, nënkryetare, pra vetem një njeri, nuk e kuptoj se çfarë demokracie përfaqëson?!

Pretendimi që sipas jush paskeni një kërkesë-padi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne nuk jemi te legjitimuar, eshte me se paku injorance juridike! Secili prej kryetareve te Bashkive ka nje vendim gjykate qe ka konfirmuar legjimitetin e zgjedhjes se tij, pervec jush qe se keni, por ushtroni detyren. Se fundi, demokracine e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askush tjeter”, shkruan Ndreu.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.