Ndoka: Parlamenti, me 2 garnizone që marrin urdhra nga padronët

Ish-kryetari i PDK-së dhe ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh se Parlamenti për fat të keq ka humbur pjesën klasike dhe pjesën e debatit.

Sipas Ndokës, të dy liderët e partive kryesore kanë përgjegjësi të harmonizojnë pjesëmarrjen e deputetëve në Kuvend.

“Parlamenti, për fat të keq, ka humbur pjesën klasike, pjesën e debatit klasik të ideve, të alternativave. Ka më tepër dy garnizone ushtarake që marrin urdhra nga padronët e tyre. Eshtë i njëjti stil. Nuk kemi një Parlament plural, që ka forcë fjala dhe debati.

Të gjitha këto vlera i mungojnë Kuvendit të Shqipërisë. Nga njëra anë më vjen keq që Parlamenti është kthyer në një model të tillë, nga ana tjetër më vjen mirë që nuk jam pjesë e asaj estrade.

Kanë përgjegjësi dy liderët kryesorë, të cilët nuk e harmonizojnë pjesëmarrjen e deputetëve në Parlament”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.