Ndarja nga jeta e Bob Dole, Nikolla: Fitoi mirënjohjen e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole.

Nikolla shprehet se Bob Dole fitoi mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, ndërsa theksoi se ishte një legjislator model dhe një patriot i angazhuar.

“Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre, Shqipëria dhe Kosova humbën një njeri të madh, një mbrojtës të përkushtuar të lirisë e të paqes. Bob Dole ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës. Hero i Luftës së Dytë Botërore, legjislator model dhe qytetar i angazhuar, patriot i madh për vendin e vet, mbrojtës i spikatur i lirisë së kombeve të tjerë, sidomos kombeve të rrezikuar. Bob Dole ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, për të cilën ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë:, shkruan Nikolla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.