Ndahet nga jeta ish-kryetari i PD-së në Patos/ Basha: Humbëm një qytetar të devotshëm

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur ngushëllime për vdekjen e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Kryetar i PD-së, dega Patos, Luan Mustafajit.
“Jam i hidhëruar nga lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Luan Mustafajit, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Kryetar i PD-së Dega Patos dhe një ndër administratorët e spikatur të qeverisjes tonë lokale e qendrore gjatë gjithë këtyre tri dekadave. Ngushëllimet e mija më të ndjera bashkëshortes Natasha, fëmijëve, nënës dhe vëllezërve për humbjen e dhimbshme të bashkëshortit, babait, birit dhe vëllait të tyre të shtrenjtë. Patosi ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe Partia Demokratike një prej anëtarëve dhe drejtuesve të saj më aktivë. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.