Nano zbulon pse i nxori Majkon dhe Metën në skenën politike

Ish-kryeministri Fatos Nano ka folur për dorëheqjet e tij gjatë karrierës politike dhe rikthimet sërish në skenë. Ai tha se dorëheqjet e tij kanë qenë të kalkuluara, ashtu si edhe rikthimet, e po kështu e kalkuluar ishte nxjerrja e Pandeli Majkos dhe Ilir Metës në skenën politike.

“Kur dhashë dorëheqjen si kryetar partie dhe thirra Kongresin në 1998-n, llogarita që do t’i jepja kohë vetes të dilja nga zinxhirët e kryetarit dhe të marr një tur në bazën e partisë, për të përgatitur Kongresin dhe, natyrisht për t’i tronditur mbështetësit e panumërt të Nanos, me idenë që: ore, mos na ikën me gjithë mend ky?! Dhe funksionoi. Rikthimi ishte i kalkuluar, fitova Kongresin, rikthimin në qeveri. Unë u largova në fund të ‘98-s për një arsye thelbësore: Ballafaqimi dhe konflikti Nano- Berisha, për shkak të Berishës, kishte arritur kulmin dhe nuk dihej si përfundonte. Atëherë arsyetova, që po nxjerr dy fytyra të reja, që ishin Majko e Meta. Dhe realisht konflikti u zbut, për një kohë që i shërbeu administrimit të krizës së Kosovës. Kanë qenë të kalkuluara rikthimet. Nuk mund t’i dorëzohesh kollaj kësaj ngasjeje. Qarkullimi i elitave, pra: Pse rrini, pse nuk ikni…? Në politikë të mban vota”, tregoi Nano për “Opinion”, në TV “Klan”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.