Nano tregon si e ftoi Ramën në politikë: Kisha nevojë për një rebel

Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Fatos Nano ka treguar arsyet e ftesës që i ka bërë Edi Ramës në vitin 1998, duke e cilësuar Ramën një “rebel”, për të cilin ai kishte nevojë.

Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998, kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik e polemist. A u penduat më pas për këtë?

Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që, nga kjo pikëpamje, Rama nuk mund të stononte. E dyta, unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.

Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?

Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë, duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij. Dhe ajo i thoshte: Dëgjoje, ka të drejtë. Unë e ftoja, ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një “rebel” në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore, që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.