Nano: Tek Meta shoh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës
Fatos Nano tha se Ilir Meta ka patur gjithmonë një “plan B” në politikë, ndërsa i pyetur në emisionin “Opinion”, se si e shihte atë në rolin e tij si President i vendit, e cilësoi si politikanin tek i cili sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.
Pjesë nga intervista:
Nano: Meta ka pasur gjithmonë “planin B” në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e viteve 2002-2005. Iku në 2003. Nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur bëmë ambasadën tonë në Athinë.
Fevziu: Cili ishte “plani B” i Metës?
Nano: “Plani B” ishte ai që paralajmërova në fillim Ilirin: “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo, e kam seriozisht këtë herë, më tha. Ky ka qenë “plani B”, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.
Fevziu: Po si President si e gjykoni?
Nano: Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale. Ai është Presidenti i sotëm.
Fevziu: Është Presidenti i sotëm?
Nano: Të shtatë mëkateve të Biblës, ligësia, grykësia…
Fevziu: E thoni këtë, sepse ai ju largoi përfundimisht nga politika?
Nano: Jo. E them se e shoh përditë. U jep prova të gjithëve përditë.
Sorry, the comment form is closed at this time.