Nano: Nuk kam komunikim me Metën, edhe pse ka përfituar prej meje

Fatos Nano e ka cilësuar Ilir Metën si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij.

Nano, ndër të tjera, tha se nuk ka asnjë raport me Metën sot, madje as komunikim.

PJESË NGA INTERVISTA

Nano: Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..

Fevziu: As mesazhe?

Nano: Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon? sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime.

Fevziu: Edhe të kontributit që ka dhënë vetë?

Nano: Unë po flas nga ata që kam mbështetur. Nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga FRESSH-i, nga qeveria e parë, nga Komiteti i Partisë së Tiranës. I dhashë degën e Tiranës ta drejtojë, kur të gjithë thonin: Eshtë rivali i ri i Nanos, e deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në ’99-n, pas një marrëveshjeje me mua, pas Kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se, bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre, mbaje me gjithë krizën e energjisë. Dhe iku.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.