Nano: Edin e bëra ministër Kulture, ia kisha premtuar Luan Ramës

Fatos Nano ka treguar se, pavarësisht ftesës që i kishte bërë Edi Ramës në vitin 1998, për t’u përfshirë në PS, ai hezitonte. Ai tha se Rama ka marr vendim, vetëm pas vdekjes së të atit, pikërisht në një kohë kur ai (Nano) ishte duke formuar qeverinë e prillit të vitit 1998. Sipas Nanos, Ministria e Kulturës, që vetëm pak minuta më parë i ishte premtuar Luan Ramës, iu dorëzua Edi Ramës.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Rama pse hezitonte?

Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar. Nuk ishte gati me sa duket për t’iu afruar politikës, tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo? Nuk formulonte argument kundër, por ama reagimi ishte negativ. Me sa duket, vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.

Fevziu: Ia përsëritët ftesën?

Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për koincidencë, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koincidencë, sapo nxora nga zyra Luan Ramën, duke e emëruar si ministër të Kulturës. Rama që doli dhe unë që isha brenda. Nk e dinim ç’interes kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, je ministër Kulture.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.