Dokle zbulon poezinë: E bëra në vitin 1997 në Kuvend dhe ia dhashë Nanos

Ish-deputeti socialist Namik Dokle, i cili ka mbajtur disa funksione gjatë kohës që ishte në politikë, ka postuar në faqen e tij në “Facebook” një vjershë të shkruar, sipas tij, në Kuvend, në vitin 1997, kur u votua qeveria “Nano”.

Ai zbulon se vjershën më pas ia dha Fatos Nanos, që e lexoi me buzëqeshje.

Postimi i Dokles

E SHKRUAR NE PARLAMENT…

(Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano)

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga një fshat.

Kalo Vjosën, dil në Vlorë

Pesë ministra me këmborë.

Myzeqe edhe Devoll

Nje ministër e kanë boll.

Një ministër ka dhe Korça

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë.

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.