Murrizi kërkon Dick Marty të dëshmojë, Manja e cilëson të pamundur

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka kërkuar në komisionin e posaçëm parlamentar që Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar të vijnë në një seancë dëgjimore publike për akuzat se ka pasur krime lufte në Shqipëri.
Murrizi thotë se Marty mund të vijë në Shqipëri dhe të thotë se çfarë di më shumë nga çfarë ka shkruar. E njëjta gjë edhe për antropologun peruan Jose Pablo Baraybar.
‘’Dick Marty le të vijë në një seancë publike përballë kombit shqiptar, e të thotë kë ka takuar, ku ka shkuar, nga e zbuloi Shtëpinë e Verdhë.
Dua të shoh edhe funksionarë apo ish-funksionarë. Mirë është t’ju bëhet letër. Të ndahet shapi nga sheqeri, për këtë popull që ka vuajtur nga reprezaljet e serbëve. Po aludohet se ka pasur krime të kryera brenda Shqipërisë. ‘’- tha Murrizi.
Kjo kërkesë thuajse është hedhur poshtë nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja që i ka bërë me dije se është jashtë kompetencave të komisionit për të thirrur shtetas të huaj në komision.
Murrizi, në mënyrë ironike, ka hedhur mundësinë se Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar mundet edhe të kenë marrë nënshtetësi shqiptare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.