Mungesa e takimit me Erdogan, Meta: Është sjellë si i ftuar i qeverisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për mungesën e një takimi me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan i cili ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Meta tha se nuk ka arsye të ketë ndonjë keqardhje dhe se Erdogan ka qenë i ftuar i qeverisë. Ai tha se nëse do kërkonte ndonjë takim sot, do bënte sforcim për ta takuar pasi ka pasur një axhendë shumë të ngarkuar.

“Sot ka qenë një dite shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar z.Erdogan. Z.Erdogan ka qenë i ftuar i Qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i Qeverise. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një axhendë vërtet shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Z.Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë. Doja të falënderoja me shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar”, deklaroi Meta në Syri Tv.

“Kam patur një dite shumë të mirë sot. Në kalendarin tim 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme. Nuk kam asnjë koment për vizitën e z.Erdogan sepse siç ju thashë jam shume i lumtur që axhenda ime sot ka qenë plotësisht e fokusuar tek përkujtimi i veprës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, theksoi më tej Presidenti Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.