Miratohet paketa e “Zgjedhores”/ Kritikat e SHBA-BE bënë që mazhoranca të tërhiqet nga ndryshimet

Socialistët bëjnë një hap pas për shkak të presionit të opozitës dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian në lidhje me paketën e ligjeve që synojnë të luftojnë shitblerjen e votës.

3 ditë më parë mazhoranca ndryshoi draftet e miratuara me konsensus në këshillin politik si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit; por kjo solli mbrëmjen e së mërkurës reagimin e  opozitës dhe SHBA e BE, të cilët i kërkuan shumicës të votojë pa ndryshime këto ligje.

Pas këtyre komunikimeve, mazhoranca është tërhequr duke votuar ligjet ashtu siç ishin dakordësuar me Partinë Demokratike e LSI e duke mbyllur kështu ndryshimet ligjore në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë seancë, Parlamenti zgjodhi edhe anëtarin e 5 të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, votim që shënoi mbylljen e përgjegjësive të Kuvendit për ngritjen e Kushtetueses.

Nga ana tjetër, Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.