Miratohet ndryshimi në ligj për krimet zgjedhore! SPAK do hetojë shitblerjen e votës

SPAK-ut, përveç se do të hetojë korrupsionin aktiv në zgjedhje atë pasiv, i shtohen edhe dy kompetenca të tjera; ajo e ofrimit të shpërblimeve në këmbim të votës dhe detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike. Komisioni i ligjeve ka miratuar me shumicë votash, përvec deputetit Adriatik Alimadhi, ndryshimin në ligjin për rolin e SPAK në zgjedhje, të parashikuar dhe dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.
Komisioni i ligjeve miratoi dy kompetenca të reja për SPAK i cili me ligj do hetojë krimet zgjedhore, shitblerjen e votës, rastet kur ofrohet punë në këmbim të votës, si dhe përdorimin e administratës në proceset zgjedhore. Ndërkohë prokurori do të raportojë në KQZ për hetimet.
Kështu do të jetë SPAK i cili do të hetojë rastet kur ofrohen shpërblime, para apo vende pune, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, në këmbim të votës së qytetarëve dhe kjo do të dënohet me burgim nga gjashtë deri në 2 vite burg. Gjithashtu do të jetë kompetencë e SPAK të hetojë edhe rastet kur adminitrata publike detyrohet që të marrë pjesë në veprimtari publike, si fushata dhe dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në një vit.
Këto ndryshime u miratuan sot në Komisionin e Ligjeve, ndërsa do të votohen në seancën parlamentare të 17 dhjetorit.

Neni 328
Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve
Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende punë ose për favorizime të tjera në cilido formë më qëllim për të marrë firmën apo paraqitjen e kandidatit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë deri në 2 vite burg. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve apo favorizimeve të tjera kundër kryerjes së veprime të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 328/.a
Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike
Detyrimi i shtetasve në varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor, i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jo publik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në një vit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.