Miratohet kërkesa e PS-së, Komision të posaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty
Kuvendi ka miratuar me 83 vota pro ngritjen e një komisioni hetimor për raportin e Dick Marty.
Ngritja e këtij komisioni është miratuar me 83 vota pro, ndërsa 10 deputetë kanë votuar kundër dhe 10 të tjerë kanë abstenuar.
Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare iu bëri thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të jenë pjesë e komisionit.
Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sorry, the comment form is closed at this time.