Miratohet fondi për partitë. Sa përfitojnë PS, PD dhe LSI?
omisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas seancës publike të zhvilluar sot, ka miratuar projektvendimin, për shpërndarjen e fondeve për partitë politike, që më pas do të përdoren në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit.
Në total, fondi që do t’u shpërndahet partive është 140 milionë lekë, ku përfituese të kësaj shume do të jenë dhe partitë që dogjën mandatet, pra të opozitës.
Pjesën më të madhe e merr Partia Socialiste 63 milionë lekë, PD-ja 38 milionë lekë, LSI 20 mln lekë, PDIU 7 mln lekë, Lista e Barabartë 4 mln dhe PSD 5 mln lekë.
1.Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047
2.Partia Demokratike 38.911.877
3.Levizja Socialiste për Integrim 20.012.797
4.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477
5.Lista e Barabartë 4.841.667
6.Partia Socialdemokrate 5.369.137
Sorry, the comment form is closed at this time.