Ministrja Manastirliu uron Ditën e Rinisë me infermierët e rinj në spitalet COVID
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar ditën e Rinisë me foto të infermierëve të rinj që i janë bashkuar ekipeve të spitaleve COVID në vend.
Ajo vlerëson përpjekjen e jashtëzakonshme të tyre në betejë me armikun e padukshëm.
“Jam krenare për ekipin e ri të mjekëve dhe infermierëve, që me guxim e kurajë të pamatë i janë bashkuar përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafeve tona në vijën e parë të betejës me Armikun e Padukshëm covid19 në spitalet dhe strukturat e shëndetësisë, në këtë kohë të pazakontë”, shkruan Manastirliu.
Sorry, the comment form is closed at this time.