Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ dakortësohen për Hartën e Re Gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti në një takim pune Kryetaren dhe Zv/Kryetarin e KLGJ-së, Naureda Llagami dhe Maksim Qoku, me të cilët diskutoi mbi draftin e Hartës së Re Gjyqësore.

“Diskutimet konstruktive mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore”, u shpreh Manja, teksa vuri në dukje se dokumenti më pas do të kalojë për konsultimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit.

“Në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 98/2016 konsultimet janë të hapura për të adresuar çdo merak që ka të bëjë me garantimin e aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit në marrjen e shërbimeve gjyqësore; uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike, rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara”, theksoi Manja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.