Milva Ekonomi flet para gazetarëve: Përgjegjësi e madhe, më duhet mbështetja juaj

Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ka theksuar se detyra që i është besuar është përgjegjësi e madhe. E pyetur nga gazetarët përpara Kuvendit në lidhje me emërimin e ri që u bë ditën e djeshme nga Kryeministri Edi Rama, Ekonomi tha se është përgjegjësi e madhe e se i duhet më shumë siguri dhe mbështetje nga gazetarët.

“Natyrisht që është përgjegjësi e madhe. Besoj që më duhet bashkëpunim. Më duhet të kuptoj, më duhet më shumë siguri dhe mbështetje dhe nga ana juaj. Në atë ministri kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me BE-në. Ne sapo kemi filluar një mbështetje për fermerët për uljen e të gjitha barrierave fiskale… Më shumë besim, më shumë përkrahje, dhe më shumë eksporte”, tha Ekonomi, para fillimit të seancës në Kuvend.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.