Metaj kërcënon Ramën: Të kam çdo dosje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, ka mohuar pretendimet se ka qenë ish-bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Teksa përmend dosjen e publikuar, Metaj tha se ka informacione dhe dosje për kryeministrin Edi Rama, por pa e sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

Gjatë emisionit “Top Story”, ai është pyetur pse nuk i publikon, por Metaj tha se çdo gjë do të vijë në kohën e duhur.

Pjesë nga biseda në studio

Meta:j Ia kam dosjet të gjitha.

Balla: Pse nuk i nxjerr, është krim mospublikimi i tyre kur i di…

Metaj: E kam gjithnjë në kohën e duhur. Ai (Edi Rama) kujton se do u fshihet përgjegjësive duke shpikur këto…

Balla: Ish-Presidenti, që ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se betejën e ka të fituar, pasi figura e tij është e pastër…

Metaj: Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet Autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta. Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të Autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash!!! Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.