Meta uron Petrov: Historike! Shpalli Shqipërinë për herë të parë Kampione Evrope
Presidenti Ilir Meta ka uruar, përmes një video-mesazhi në “Facebook”, atletin Matvei Petrov, i cili i dhuroi Shqipërisë për herë të parë medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës.
Meta thekson se ky është një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta.
“Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Evrope në Gjimnastikë! Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta. Le të shërbejë ky rekord për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer. Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenarë të gjithëve!”, shkruan kreu i shtetit
Sorry, the comment form is closed at this time.