Meta, mesazh të rinjve: Pjesëmarrja në zgjedhje, mision patriotik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka bërë thirrje të rinjve, me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, që të marrin pjesë në atë që ai e quan “referendum historik i 25 prillit”.

Pjesëmarrja në zgjedhje, sipas Metës. është një mision patriotik. Më tej, ai i garanton qytetarët që është i angazhuar të mos lejojë askënd ta prekë votën e tyre.

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë! I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”, shkruan Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.