Meta: Të bëjmë gjithçka për të anëtarësuar Shqipërinë në BE
Presidenti Ilir Meta uroi Shqipërinë, që feston sot 10-vjetorin e lëvizjes së lirë, duke theksuar se, sot është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.
“Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë evropian!”, shkruan Meta në “Facebook”.
Sorry, the comment form is closed at this time.