Metaj sfidon ‘Dosjet’: Më çoni në ndjekje penale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj po sfidon Autoritetin e Dosjeve, kur thotë se ka firmosur një deklaratë, e cila vërteton që ai nuk është bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas Metajt, ai nuk ka lidhje me I.M., emër që u shfaq në dokumentin e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve, duke aluduar për ish-Presidentin Metaj.

Kreu i PL, në një intervistë “Top Story”, tha se figura e tij është verifikuar që në vitin 1992.

Si mund të jesh bashkëpunëtor i ish-Sigurimit dhe u zbulua pas 35 vitesh?! Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunëtor dhe nuk ishte Ilir Metaj. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre, por kjo tashmë është sqaruar. Që nga data 3 e deri tani. Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme. Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provokojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur një deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më ço në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për anonimatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë“, tha Metaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.