Meta: Në shtator, nisma për indeksimin e pagave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se me fillimin e sesionit të ri parlamentar, partia që ai drejton do të çojë në Kuvend ligjin për indeksimin e pagave.

Sipas tij, prej vitit 2017 nuk ka patur indeksim të pagave, edhe pse inflacioni është rritur.

Ai paralajmëron që, nëse nuk do të miratohet në Kuvend, do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

“Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave”, shkruan Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.