KUJTIMET/ Presidenti Meta: Kur isha komentator sportiv…
Në një rrëfim ndryshe, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta për një emision sportiv në ”Top Albania Radio” ka folur për eksperiencën e tij të shkurtër para viteve ’90 si komentator ndeshjesh futbolli.
Nga përvoja e tij si komentator, ai kujton ndeshjen në Kavajë kur gjithë stadiumi brohoriste ‘’Poshtë komunizmi’’.
Meta thekson se atë ditë ishte thyer xhami i kabinës, dhe kur iu dha linja për të komentuar nuk dëgjohej çfarë thoshte prej turmës që brohoriste.
Më tej, ai shtoi se linja u ndërpre menjëherë pas këtij episodi dhe u tha se linja me Kavajën ka një defekt teknik.
”E vërteta është që unë gjithmonë kam qenë i dhënë pas sportit. Kam qenë sportist profesionist në peshëngritje tek ‘Dinamo’, për 2-3 vite. Së dyti, kam qenë shumë i dhënë edhe pas futbollit. Edhe pas letërsisë, gazetarisë, më jepej për të shkruar. Kështu që për shkak të këtyre të dhënave, edhe të një miqësie që kishte babai im me Ahmet Shqarrin, drejtues i kryesor i ‘njëra ndeshje në tjetër’, që ishte emisioni më tërheqës, më i ndjekuri, atëhere që një radio kishte. Ahmet Shqarri ishte drejtues i emisionit. Më ftoi për të qenë komentator. Bëra provë, por më jepet edhe për të shkruar, se shkruaja tek gazetat ‘Studenti’, ‘Zëri i Rinisë’…
Kam komentuar disa ndeshje. Kam qenë komentator për Kavajën, se s’kishte komentator të përhershëm, Lushnjen, Fierin, edhe Tiranën me emrin e madh Ismet Bellova disa herë. Edhe pse këtu kishte emra të tjerë të mëdhenj.
Çdo të shtunë e të diel në Kavajë, Fier, Lushnje e Tiranë.
Para viteve ’90. Në vitet ’89-’90. Kemi dhe një histori interesante në Kavajë, ku stadiumi brohoriste poshtë komunizmi. Ishte thyer xhami i kabinës, ku unë transmetoja. Kur më kërkoi leje Ahmeti për linjën, dhe në momentin që doja të komentoja nuk dëgjohej çfarë thoja, e u tha ka defekt teknik.
Kjo është e vërteta që, ishte interesante, më pas me ardhjen e demokracisë ra interesi. Dashuria për radion ishte e përhershme. Ishte gjë e madhe të komentoje ndeshjen. Ditën e diel, po të shihje, dilnin burri me gruan, i dashuri me të dashurën, me radio me vete”, tha Meta.
Sorry, the comment form is closed at this time.