Meta përkujton Agollin: Kujtimi i tij vjen i gjallë me poezitë dhe këshillat e mençura

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar shkrintarin e njohur, Dritëro Agolli, në 90-vjetorin e lindjes së tij.

Kreu i shtetit ka zgjedhur disa vargje të shkëputura nga poezia “Kur të jesh mërzitur shumë”, e shkruar pikërisht nga shkrimtari.

Ndër të tjera, Meta thotë se krijimtaria e Agollit është aktuale edhe në ditët e sotme.

Postimi i plotë

“Në raft të librave kërkomë,
Atje do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë e ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje”.

Dritëroi ynë i madh do të dritërojë përjetë për gjithçka i la trashëgim kombit shqiptar!

Në 90-vjetorin e lindjes, kujtimi i Tij vjen i gjallë me poezitë, librat, idetë e vyera dhe këshillat e mençura kaq aktuale!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.