Meta: Kosova në KE, vlerë e shtuar për paqen

Presidenti Ilir Meta shprehu sot bindjen se “Kosova si anëtare e KE-së do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe në Evropë”.

“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor”, tha Presidenti.

Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, Meta u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.