Meta: Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19

Presidenti i Republikës Ilir Meta, pak ditë pas kthimit të buxhetit 2021 në Kuvend për shqyrtim, thekson se ky buxhet nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19.

Sipas tij, biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta duke përcaktuar dhe zërat.

“Buxheti 2021 NUK KA një plan të qartë për MBROJTJEN E BIZNESIT nga pasojat e COVID-19.

Biznesi i vogël, është RËNDUAR nga TAKSA DHE TARIFA TË LARTA dhe NUK është lehtësuar për të përballuar:

– Koston e energjisë elektrike

– Të ujit dhe shërbimeve të tjera

– Koston e pagesës së qirasë së ambienteve”, deklaron Presidenti Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.