Mesazhi i fortë i ambasadores Kim. Çfarë kërkon për KED
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kërkon që KED të mblidhet brenda kësaj jave për të përmbyllur kështu emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“KED duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listat e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Procesi duhet të respektohet, por jo të shpërdorohet. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale brenda 31 dhjetorit. Liderët duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, shkruan ajo.
Sorry, the comment form is closed at this time.